Metë Bytyçi: Paranoja e UEFA-s dhe e politikës europiane për Shqiperinë Natyrale

Metë Bytyçi: Paranoja e UEFA-s dhe e politikës europiane për Shqiperinë Natyrale

Deri më sot, gjithmonë, ashtu ka qenë perceptimi i të gjithëve, është se kultura, arti, sporti etj, nuk njohin dhe nuk kanë kufij politikë. Mirëpo kjo nuk u dëshmua me rastin e ndeshjës futbollistike në mes të Serbisë dhe kombëtarës sonë të luajtur më 14 tetor në stadiumin e Partizanit në Beograd. Që nga caktimi i datës për zhvillimin e kësaj ndeshje futbollistike ekipi i kombëtarës sonë ka qënë në presione nga më të ndryshme e deri të vendimi jo i drejtë i marrë nga UEFA, për mos pjesmarrjën e tifozëve të kombëtarës në menyrë të organizume siç ndodh çdo herë gjatë ndeshjeve futbollistike. Të gjithë jemi dëshmitar se që nga fillimi i lojës në ketë stadium serb futbollistët tanë kanë qënë në presion nga i gjithë publiku serb, qysh me intonimin e himnit kombëtar e deri në përfundim të lojës e cila përfundoj në menyrën më të keqe që kemi parë deri më tani gjatë lojrave sportive. Ata gjate tërë pjesës së parë përdornin fjalë dhe bënin veprime më barbare dhe raciste duke ftuar publikisht që të prehen e të vriten shqiptarët, edhe pse bashkë me ta në ulset e publikut ishin pjesmarrës figura të ndryshme të shteti serb, duke përshfirë edhe kryetarin e tyre Tomisllav Nikoliq, i cili vjen nga partia e njeriut që është duke u përballur për krimet e kryera më barbare dhe gjenocidale që kanë ndodhur shekullin e fundit ndaj njerzimit në luftërat e bëra e të nxitura nga serbet në ish republikat jugosllave e veçmas krimet e bëra ndaj popullatës  të pa mbrojtur shqiptare. Pra Nikoliqi vjen pikërisht nga partia e kriminelit,  Vojislav Sheshel.

Të kthehemi te ndeshja prapë, përkundër të gjitha këtyre presioneve të pandalshme ndaj kombetarës sonë, prapë se prapë kombëtarja jonë ishte në avantazh me lojë ndaj ekipit serb. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë në stadium, papritmas në qiellin serb u shfaq droni me simbole kombëtare shqiptare, ku në të ishte vendosur një flamur i cili në mes mbante hartën e Shqiperisë Natyrale dhe anash ishin dy figurat e ndritshme të kombit, Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Nga momenti i shfaqjes së këtij droni në stadiumin serb, publiku serb dhe i gjithë populli serb u qmend, tejkaluan ço gjë sportive, i gjithë ai publik iu versul futbollistëve të kombëtarës sonë. Disa prej tyre u futën edhe në fushë ku zhvillohej ndeshja e ku është e ndaluar rreptësisht me rregullat  e UEFA-s. Ata rrahën dhe sulmuan në menyrë më barbare dhe shovene futbollistët tanë, policia serbe në vend që të ndërhynte shikonte nga anash, dhe perkundër saj edhe disa prej tyre rrahën futbollistët e kombëtarës. Gjithë ky tmerr, barbarizëm e huliganizëm serb ndaj simboleve kombëtare shqiptare, vetëm e vetëm se jemi shqiptar.

Maja e gjithë kësaj barbarie serbe përfundoj edhe në zyrat e BE-së, pikërisht në zyrën e Baroneshës Catherine Ashton, nga zedhënësja e saj Maja Koçijançiç e cila u shpreh se “autoritetet serbe dëshmuan profesionalizëm në ndeshjën Serbi-Shqipëri”, tha ajo. Ajo shtoi se është e zhgënjyer për ndeshjën dhe provokimet  gjatë kësaj ndeshjeje, duke aluduar në shfaqjën e dronit. Paramendoni që sikur e gjithë kjo të kishte ndodhur ndaj serbeve në ndonjërin nga stadiumet e Tiranës apo Prishtinës. Do të mblidhej edhe Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së!!! E politika jonë në të dy shtetet i futi veshët në leshë. Bile ministrat e dy republikave tona para dy dite u zgerdhishin në kryeqytetin serb. Në anën tjetër kemi edhe vendimin e një anshëm të UEFA-s, për të ndëshkuar kombëtarën tonë me humbje loje në tavolinë me rezultat 3:0 në favor të Serbisë. UEFA dhe BE-ja, mund të ndërhynë edhe të na bëjnë padrejtesi si komb që edhe nuk është hera e parë që pikërisht kjo Evropë ka bërë padrejtësi ndaj kombit tonë. Nuk dihet se kush e hodhi dronin me simbole kombëtare në atë stadium gjatë ndeshjës deri sa nuk mund të dëshmohet zyrtarisht, edhe pse mund të jetë edhe skenar i dikujt tjetër.  Mirëpo  një gjë është më se e sigurt, se herët a vonë, me BE-në a pa BE-në, kufijt e Shqipërisë Natyrale do të jenë një, ashtu siq i ka fal edhe vetë zoti. Deshtëm apo nuk deshtëm ne kjo gjë nuk ka të ndalur. Nuk mund të ketë Evropë të bashkume me shqiptar të ndarë  padrejësisht nëpër zyre të po kësaj Evrope. (Autori është botues i Gazetës “Lajm”)

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …