Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmet në veri, të cilat i konsideron akte terroriste

Michael Roth dënoi fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur “akt terrorist”

Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë,  Michael Roth ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur  “akt terrorist”. Përmes një mesazhi theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus. Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth. Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman, Michael Roth.

Kontrolloni gjithashtu

Joschka Fischer: NATO ndërhyri në Kosovë sepse liria nuk fitohet duke heshtur – Europa sot ka nevojë për guxim, jo pacifizëm

Në një intervistë të thelluar për “Süddeutsche Zeitung”, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, rikthehet …