Brickos

Mijëra qytetar kanë protestuar në Pragë kundër Qeverisë së Çekisë për shkak të mosveprimit të saj ndaj rritjes së çmimeve

Mijëra qytetar kanë protestuar në Pragë kundër Qeverisë së Çekisë për shkak të mosveprimit të saj kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit kanë shfaqur revoltën dhe pakënaqësinë e tyre kundër kryeministrit, Petr Fieala dhe Qeverisë së drejtuar prej tij që nuk kundërvepruan ndaj inflacionit dhe rritjes së çmimit të produkteve. “Ne prisnim prej kohësh që qeveria të vepronte për të na lehtësuar këto kosto të mëdha, që prej energjisë deri te ushqimet bazë por qeveria nuk ka mbajtur premtimet për të ndihmë qytetarët ndaj rritjes së çmimeve. “Tashmë nuk janë vetëm ushqimet, është gjithçka, dhe qeveria hiqet sikur çdo gjë është në rregull. Ata duhet të vendosin një tavan për çmimet e energjisë dhe të ushqimeve. Kjo është e pa tolerueshme, nuk vazhdohet më kështu” janë cituar të kenë deklaruar të revoltuar pjesëmarrësit në protestë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …