Nga viti 2016 deri në vitin 2021, qytetarët e vendit tonë kanë shpenzuar 89 milion euro për t’u pajisur me viza

Nga raporti i ri i Grupit për Ballkan “Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë” mësohet se për një periudhë pesë vjeçare, qytetarët e vendit tonë kanë shpenzuar 89 milion euro për t’u pajisur me viza. “Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539 mijë e 344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, kosovarët kanë paguar rreth 89 milion euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në Raportin “Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë” të përgatitur nga Grupi për Ballkan. Raporti i ri i Grupit për Ballkan argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme. “Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike. Regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet evropiane” thuhet mes tjerash në këtë Rapoort.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …