Miku i shqiptarëve, William Walker, në Tetovë ka biseduar me përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni

Miku i shqiptarëve, William Walker, në Tetovë ka biseduar me përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në orët e pasditës në Tetovë ka takuar përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe Azem Sadiku nga partia Demokratike Shqiptare. Pas këtij takimi, ish-ambasadori Walker, tha se qëllimi i vizitës është që të shoh të gjitha partitë të bashkuara.“Kam qëndruar për të marrë infomacione për situatën politike në Maqedoni, ju e dini se unë gjatë kohës së luftës në Kosovë kam qëndruar disa muaj në Maqedoni. Por unë di shumë pak për Maqedoninë dhe shqiptarët që jetojnë këtu, dhe jam takuar edhe me përfaqësues të partive politike për të parë se çka ndodh. Mesazhi im është që të jenë të bashkuar, të punoni bashkërisht. U kam dhënë disa sugjerime, u kam dhënë kohë që t’i lexojnë dhe të japin edhe ato sugjerime dhe atëherë mund të jap përgjigje më të hollësishme”, tha pas takimit ambasadori Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …