Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Mimoza Hekuran Sulin, motra e Dëshmorit të Kombit, Astrit Suli

Mimoza Hekuran Suli: Nga Tirana, Prishtina e Shkupi shqiptar, presim që të bëhen bashkë për ta rikthyer dinjitetin tonë kombëtar

Motra e dëshmorit të kombit nga Shqipëria të rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Astrit Sulit, Mimoza Hekuran Suli i ka deklaruar Radios Kosova e Lirë se familjet e dëshmorëve dhe populli shqiptar pret nga Tirana e Prishtina zyrtare dhe Shkupi shqiptar që të koordinohen e bashkohen në qëndrime e veprime për ta rikthyer dinjitetin tonë kombëtar. Shumë bashkëluftëtar të vëllaut tonë tani dëshmorë i kombit, Astrit, na vizitojnë e nderojnë e pothuaj janë na janë bërë pjesë e familjes por ja që ata nuk janë trajtuar në mënyrë meritore nga asnjë qeveri dhe ky mos trajtim meritor duhet të marr fund. Shumë prej tyre janë dergjur e po dergjen burgjeve me pa të drejt dhe qeveritë tona duhet të marrin masa që kjo padrejtësi ndaj çlirimtarëve të marr fund sa më parë e përgjithmonë. Gjatë intervistës së dhënë për Radion Kosova e Lirë, motra e dëshmorit të kombit, Astrit Suli, Mimoza Hekuran Suli ka theksuar më tutje se “qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme e të mendojnë se pa gjakun e dëshmorëve, gjymtyrët e invalidëve, sakrificën e çdo Çlirimtare të vërtetë të UÇK-së, nuk do ishin në ato karrige të qeverisë ! Prandaj ka ardhur koha të zgjohen nga gjumi i rëndë e të mendojnë pak për ata djem që luftuan me gjithë shpirt kundër okupatorit serbë, sepse nuk janë trajtuar ashtu si meritojnë çlirimtarë”.  Mimoza Hekuran Suli ka shtuar më tutje se e çmon ndarjen e dekoratave nga autoritetet më të larta të Shqipërisë e Kosovës për dëshmorët por edhe më mirë do të ishte që qeveritë e institucionet më të larta të të dyja shteteve, të angazhohen për realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit për bashkim kombëtar. “Realizimi i këtij ideali më të lartë kombëtar do të ishte mirënjohja më e mirë për të gjitha Dëshmorët e Atdheut pasi ata falën jetën për realizimin e kësaj aspirate shekullore” ka porositur Mimoza Hekuran Suli, motra e dëshmorit të kombit, Astrit Sulit, i rënë në krye të detyrës gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, më 27 maj të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …