Minatorët e kompanisë “Trepça” kanë paralajmëruar greva nëse deri të hënën nuk e marrin pjesën e mbetur të pagave. Pakënaqësi me ndërmarrjen metalurgjike janë edhe praktikantët të cilëve nuk u është paguar praktika. “Jemi pajtuar që deri ditën e hënë të vazhdohet puna, por në rast se nuk kryhen obligimet, minatorët kanë informuar menaxhmentin se do të futen në grevë. Kanë paralajmëruar edhe futjen në minierë, atje ta realizojnë grevën” ka paralajmëruar Ibrahim Jonuzi, kryetar i sindikatës së punëtorëve të kombinatit “Trepça”. Edhe praktikantët që kanë punuar në këtë kompani, kanë paralajmëruar se nëse kjo pagesë nuk kryhet deri të hënën e javës së ardhshme, ata do të bëjnë padi ndaj ndërmarrjes.
