MINISTRI BYTYQI ËSHTË PRITUR NGA DREJTUES TË USAID-IT NË WASHINGTON

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në selinë qendrore të USAID-it në Washington nga Gretchen Birkle, zëvendësndihmës-administratore për Evropë dhe Euro-Azi. Me këtë rast, ministri Bytyqi u shpreh falënderues për angazhimin e USAID-it në Kosovë në përkrahje të zhvillimit të vendit tonë me projekte, e në veçanti në sektorin e arsimit. Me ekipin e saj në këtë takim, Gretchen Birkle shprehu interesim për reformat në sistemin arsimor në Kosovë dhe për vështirësitë e këtyre reformave. Ministri Bytyqi e informoi për masat që janë duke u marrë në nivelin e arsimit parauniversitar dhe atë të lartë. Gjatë diskutimit për këto reforma, vëmendje e veçantë ju kushtua depolitizimit të sistemit arsimor, ndërsa u bisedua edhe për rolin e sistemit arsimor për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Ndërsa, ministri Bytyqi e informoi zonjën Birkle për masat që janë duke u marrë në këtë drejtim. Në takim u bisedua edhe për projektet që USAID-i ka me MAShT-in dhe institucionet tjera arsimore dhe lidhur me të arriturat e këtyre projekteve. Në fund të takimit, Birkle shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin mes USAID-it dhe MAShT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …