MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM QË TË PREMTEN ORA E PARË E MËSIMIT TI KUSHTOHET PAVARËSISË SË KOSOVËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që, të premten, 15 shkurt 2019, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …