Ministri Bytyqi priti ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve. Ministri Bytyqi fillimisht ka uruar ambasadorin Sakar për detyrën e re dhe ka falënderuar shtetin turk për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim. Ministri ka theksuar bashkëpunimin e mirë që ka pasur edhe me ish ambasadoren Kilic dhe theksoi gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësorë për nxënësit dhe studentët. Ambasadori Çagri Sakar ka falënderuar ministrin Bytyqi për gatishmërinë për bashkëpunim dhe ka theksuar se është i gatshëm të vazhdojë me projekte të rëndësishme në arsim, ndërsa tha se i jep kënaqësi fakti që bashkatdhetarët e tij që jetojnë në Kosovë kanë mundësi të arsimohen në gjuhën turke.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …