MINISTRI BYTYQI PRITI DREJTORIN E PARË TË USAID-IT NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim drejtorin e parë të USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer, me të cilin ka biseduar për mundësitë e participimit në Fondin Kosovar – Amerikan të Edukimit (KAEF), fond i cili është themeluar në vitin 2004 nga Pfeiffer dhe tani udhëhiqet nga Këshilli Amerikan. Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e participimit në këtë Fond nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të mbështeten më shumë studentë me bursa për studime master në universitete të njohura amerikane. Themeluesi i Fondit, Pfeiffer theksoi se këtë vit, KAEF shënon bursën e 100-të dhe deri më sot përfituesit e bursave nga ky program kanë pozita udhëheqëse në sektorin publik dhe privat në Kosovë.  Ministri Bytyqi falënderoi Pfeiffer për idenë e tij për ta themeluar këtë fond në kohën e duhur dhe më të nevojshme për arsimimin e të rinjve tanë, ndërsa falënderoi edhe për gjithë ndihmën e ShBA-ve në sektorin e arsimit përmes organizatave si USAID-i dhe përmes Ambasadës Amerikanë në Kosovë. Ministri theksoi se do të angazhohet maksimalisht që ky Fond të sigurojë jetëgjatësinë financiare, pasi që tha se është në interes të të rinjve tanë, që janë kapitali më i madh që kemi. Ndërsa, ministri Bytyqi kërkoi nga përfaqësuesit e KAEF të shikohen mundësitë që të sjellin edhe profesorë nga universitetet amerikane në Kosovë, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …