Ministri Bytyqi priti në takim konsullin e nderit të Kosovës në Austri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim konsullin e nderit të Kosovës në Austri David Ungar-Klein, me të cilin bisedoi për shumë çështje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe shkencën, në veçanti për mundësinë e përfitimeve nga fondet evropiane për shkencë, siç është edhe programi i Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST). Ministri Bytyqi falënderoi Konsullin për angazhimet e tij që ka bërë që Kosova të bëhet anëtare në këtë Program të rëndësishëm për studiuesit dhe hulumtuesit në Kosovë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me ata të vendeve tjera. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e organizimit të një dite informuese të COST-it ku do të marrin pjesë studiues nga Kosova dhe vende të tjera, pasi që u theksua se informimi i duhur jep më shumë mundësi për pjesëmarrje më të madhe në këtë program

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …