MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION NGA KËSHILLI I EVROPËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz-Gallucci dhe koordinatorin e projektit “Nxitja e Përputhshmërisë përmes arsimimit për demokraci dhe mësim gjuhësor”, Josef Huber, me të cilët ka biseduar për mundësinë e zbatimit të këtij projekti. Projekti pritet të realizohet në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe synon të ngitë vetëdijen për imazhin pozitiv të shumëgjuhësisë, krijimin e mundësive dhe promovimin e bashkëpunimit demokratik. Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, MAShT ka bërë një angazhim të jashtëzakonshëm sa i përket krijimit të mundësive për edukim, për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë dhe zhvillimin e procesit mësimor në dy e më shumë gjuhë. Ministri Bytyqi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë projekt, përmes modaliteteve të ndryshme, të cilat do të qonin në realizmin e tij, ndërkaq tha se Kosova ka një tolerancë të madhe sa i përket nxënies së gjuhëve të huaja dhe promovimit të shumëgjuhësisë. Ndërsa, koordinatori i projektit, Josef Huber tha se shumëgjuhësia krijon mundësi shtesë për të rinjtë dhe hapë dyert e bashkëpunimit me vendet e ndryshme, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …