MINISTRI BYTYQI PRITI STUDIUESEN ELENA KOCAQI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur studiuesen shqiptare Elena Kocaqi, e cila në Prishtinë promovon librin e saj “Lufta e Trojës – luftë iliro-pellazge”. Ministri Bytyqi falënderoi studiuesen Kocaqi për punën e saj të palodhshme për të hedhur dritë në historinë kombëtare të periudhave të ndryshme, që nga antikiteti, e deri në ditët e sotme. Studiuesja Elena Kocaqi falënderoi Ministrin për pritjen dhe tha se ndihet si në shtëpinë e saj kur ndodhet në Dardani, siç i referohet Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …