MINISTRI BYTYQI TAKOI PËRFAQËSUESIT E SHOQATAVE TË PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, me të cilët bisedoi rreth përmirësimit te cilësisë se arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës. Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta, e informuan ministrin Bytyqi për gjendjen aktuale në institucionet apo shoqatat që ata përfaqësojnë dhe që merren me personat me nevoja të veçanta, për vështirësitë e problemet që ata kanë në jetën e përditshme. Ministri Bytyqi theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për të bërë maksimumin për kushte sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me shoqatat dhe qendrat burimore, që  të ofrojë mbështetje për çdo nevojë që kanë brenda mundësive tona si Ministri. Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se, me angazhimin e 100 asistentëve të rregullt sipas kërkesave të komunave, si dhe iniciativa për angazhimin e studentëve vullnetarë për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta tregon synimin tonë që të bëjmë më të mirën e mundshme për këtë kategori të shoqërisë sonë. Ministri Bytyqi theksoi edhe nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit me donatorët, të cilët vazhdojnë të shprehin interesim që të mbështesin arsimimin dhe përmirësimin e kushteve të personave me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …