Ministri, Enver Hoxhaj ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson

Ministri, Enver Hoxhaj ka biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë punimeve të takimit vjetor të Ministrave të Jashtëm të koalicionit botëror kundër ISIS-it,  që po mbahet në Uashington. Hoxhaj me këtë rast e ka falënderuar sekretarin, Tillerson për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës duke theksuar në veçanti raportet e shkëlqyera mes të dyja vendeve. Ky takim i Hoxhajt me Tillersonin vjen pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli me Presidentin Trump javë më parë. Koalicioni global kundër ISIS udhëhiqet nga SHBA-ja dhe mbahet rregullit çdo vit ku Kosova është pjesë përbërëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …