EULEX-i

Ministri, Kuçi dhe Keneth Dean diskutuan për tranzicionin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Udhëheqësin e Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane,  Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht shefin e zyrës së BE-së, z. Samuel Zbogar si dhe Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabrielle Meucci. Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me EULEX-in në Prishtinë dhe falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e drejtësisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit EULEX në Kosovë, bashkëpunimin me institucionet e Kosovës me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për hapat e ardhshëm pas qershorit 2016 lidhur me mandatin e EULEX-it. Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …