Ministri Hasani në Paris në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani po qëndron në Francë ku po merr pjesë në konferencën “Konkurrueshmëria dhe zhvillimi i sektorit privat” në të cilën po marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme të Evropës juglindore. I shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hasani në këtë konferencë ka falënderuar organizatorin e konferencës, Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Hasani ka thënë se rekomandimet që merr Kosova nga organizata të huaja, siç është edhe OECD-së, përmes studimeve të ndryshme, përmes pjesëmarrjes në trajnime dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga këto institucione, përmes analizave të ndryshme dhe raporteve që ato bëjnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës. Sipas tij ky është një kontribut i rëndësishëm. “Këto kanë qenë shumë fitimprurëse për ne dhe vazhdojmë të luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e rekomandimeve të politikave, strukturën institucionale, kuadrin ligjor, rregullat dhe reformat rregullative që kemi ndërmarrë gjatë epokës sonë të pas luftës etj”, tha Hasani. Ministri Hasani po ashtu ka përmendur lehtësirat që kanë ardhur nga CEFTA e të cilat kanë mbështetur liberalizimin e tregtisë për mallra dhe shërbime në rajon. Hasani ka shprehur gatishmërinë dhe zotimin e tij për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe organizatat siç janë OECD.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …