Ministri Hoti po merr pjesë në takimet e FMN-së dhe BB-së në Uashington

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri Agim Krasniqi, gjendet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat do të zhvillohen në Uashington DC.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ministri i Financave Avdullah Hoti do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si dhe me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan.

Gjithashtu, ministri Hoti do të ketë takime edhe me homologë të vendeve të ndryshme,  si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …