Ministri Hoti takohet me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit dhe Thesarit Amerikan

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Ministri i Financave Avdullah Hoti u takua me Drejtorin e zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin bisedoj rreth progresit që ka arritur Kosova në zhvillimin ekonomik.  Ministri Avdullah Hoti e informoj z. Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për mes kësaj Korporate.

Palmer e përgëzoj Ministrin Hoti për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoj mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me z. Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoj mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave. McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …