Kuvendi i Kosoves

Seanca e Kuvendit të Kosovës pritet të fillojë sot në orën 15.00

Sot më Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e rregullt plenare, e cila fillon në orën 15.00. Kryesia e Kuvendit ka paraparë  si pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë të jetë Projektligji për Trepçën, i cili  është proceduar të mërkurën nga Qeveria, ndërsa, kundër këtij projektligji janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe. Përveç këtij projektligji në rend të ditës janë paraparë të shqyrtohen edhe: votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore, votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015  si dhe shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …