Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave, Isa Krasniqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave, Isa Krasniqi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati, me të cilin ka biseduar lidhur me raportimin dhe standardizimin e të dhënave statistikore në sektorin e arsimit. Bytyqi ka pohuar se MAShT-i posedon të dhënat e duhura për të gjitha nivelet e arsimit, por ato vazhdojnë të pasurohen dhe plotësohen në vazhdimësi, sipas trendeve, përfshirë këtu edhe regjistrimin e nxënësve apo studentëve në vitin shkollor dhe vitit  akademik. “Ne jemi në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore që kjo çështje të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që të kemi databazën e nevojshme për hartimin e politikave arsimore në të ardhmen, ka thënë Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …