Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se rezultatet e PISA-s nuk janë ato që kanë pritur

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi e tërheq vendimin e shpallur ditë më herët për ndarjen e bursave për studentët

Ministria e Arsimit, ka tërhequr vendimin e shpallur ditë më herët për ndarjen e bursave, për të cilin vendim studentët e Fakultetit të Edukimit, Artit dhe Edukatës Fizike kanë mbajtur protesta. Ministri në detyrë, Shyqiri Bytyqi ka bërë të ditur përmes një konference. “Niveli i bursistëve dhe përzgjedhja e bursistëve bëhet nga ana e universiteteve. Bursat të cilat i ndan MAShT nuk janë gjithëpërfshirëse. Pikërisht shpallja publike është bërë përmes një analize, ka një vit që Ministria ka bërë analiza. Asnjë shkencë sociale nuk është përfshirë në listë, nuk ka të bëjë me diskriminimi përveç duke e kuptuar qartë mungesën e kuadrove në këto programe. Jemi të vendosur se ky vendim ka qenë i drejtë dhe në rrethana të cilat jemi, të anulojmë vendimin deri në ardhjen e ministrit të ri. Ne po e bëjmë tërheqjen e vendimit pasi jam ministër në largim, në anën tjetër nuk do të merrej ky vendim se është vendim i drejtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Vendimi i Supremes hap rrugë punësimit për veteranët pa humbur pensionin

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh përballet me vështirësi serioze ekonomike, duke u …