Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa takon ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa takon ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar në lidhje me programet zhvillimore që do të zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural gjatë këtij mandati. “Do të përqendrohemi në përkrahjen e rritjes së produktivitetit dhe cilësisë, duke subvencionuar outputet e jo inputet dhe duke rritur qasjen në financa për agroprodhuesit dhe agropërpunuesit përmes garantimit të agro-kredive investuese dhe themelimit të Fondit për Siguri Bujqësore”, u shpreh ministri Mustafa. Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Mustafa për detyrën e re duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …