PDK largohet nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nuk pajtohet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Ministri i Financave, Bedri Hamza me menaxhim transparent për 6 muaj i sjelli shtetit 73,886,000 euro grante

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në këtë gjashtëmujor të mandatit të tij, duke e dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes buxhetit të vitit 2018, duke respektuar Rregullën Fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marrë vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 1 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës t’i sjell në formë të garantëve shumën prej 73,886,000 euro. “Kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do ta ndihmoj zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …