Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli takon sot Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Papa Françeskun. Këtë e ka bërë të ditur MPJ përmes një njoftimi për medie. Sipas kësaj ministrie, Pacolli gjatë ditës së sotme do të pritet në audience private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ai pritet të informojë Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: SHBA-ja të ndihmojë që politika të mos ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që politika të …