Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok thotë se nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok thotë se nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian deklaron hapur se nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pësuan disfatë në ambiciet e tyre evropiane. Drejtuesit e Unionit kundërshtuan hapjen e procesit të pranimit të këtyre vendeve të Ballkanit. Të gjithë pranuan se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur premtimet e saj, siç është Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë, çka solli edhe ndryshimin e emrit, por disa vende të BE-së shprehën dyshime për përparimin e Shqipërisë. Por me sa duket Holanda është ende skeptike për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë pasi sipas saj duhet ende më shumë punë për të marrë dritën jeshile nga ky shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …