Ministri i Mbrojtjes inspektoi nga afër aktivitetet gjatë Stërvitjes fushore "Phoenix Alfa"inspektoi nga afër aktivitetet gjatë Stërvitjes fushore "Phoenix Alfa"

Ministri i Mbrojtjes inspektoi nga afër aktivitetet gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”inspektoi nga afër aktivitetet gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot inspektoi nga afër ekzekutimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë Stërvitjes fushore “Phoenix Alfa”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Poligonin Stërvitor në Babaj Bokës. Me këtë rast, përveç vizitës në vend-komandë, Ministri Mehaj i shoqëruar nga Zv. Komandanti i Forcave Tokësore, Kolonel Hysen Dreshaj, vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të stërvitjes.Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, Ministrin Mehaj e njoftoi Komandanti I Regjimentit, Nënkolonel Valdet Berisha.Nga ana e tij, në adresimin e tij para ushtarakëve të angazhuar, përgëzoi të gjithë duke vlerësuar angazhimin dhe konfirmimin e nivelit të lartë të disiplinës dhe profesionalizmit për arritjen e aftësive taktike operuese për realizimin e misionit dhe detyrave specifike të forcave tokësore.Me këtë rast, Ministri theksoi se “Phoenix Alfa” është dëshmia e radhës dhe konfirmim i fuqishëm se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik”.Stërvitja fushore “Phoenix Alfa” është në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …