Ministri i MPMS-së, Skender Reçica njofton organizatat sindikale të regjstruara se duhet të aplikojnë riregjistrim

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica njofton organizatat sindikale të regjstruara se duhet të aplikojnë për ri-regjistrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më 29 dhjetor 2020, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.04/2020 për rregullimin dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për regjistrimin e organizatave sindikale, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare, me 31 dhjetor 2020. Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, të gjitha organizatat sindikale (shoqatat, federatat dhe konfederatat) të regjistruara deri me tani, pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ, në afat prej një (1) viti, duhet të aplikojnë për riregjistrim sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me këtë Udhëzim. Të gjitha informatat e duhura, përfshirë edhe Udhëzimin Administrativ, mund ti gjeni në Web-faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në linkun “Regjistrimi i Organizatave Sindikale”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …