Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Lekaj i ka thënë ambasadorit se Kosova ka nevojë për praktika të shteteve si Gjermania. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror. Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …