MINISTRI LIKAJ PRITI KRYETARIN E HANIT TË ELEZIT, RUFKI SUMA

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin bisedoi rreth gjendjes në arsim në këtë komunë. Kryetari Suma, ndër të tjera, shprehu shqetësimin e tij për mospërfshirjen e fëmijëve të kësaj komune në edukimin parashkollor. Ai theksoi se e vetmja çerdhe, e cila është ndërtuar nga Komuna, ka tri vite që është e gatshme dhe e pajisur, por në mungesë të buxhetit dhe mungesë të stafit, ende nuk është funksionale, edhe pas shumë përpjekjeve të Komunës. Ministri Likaj theksoi se përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor është vendosur si një nga prioritetet kryesore, prandaj theksoi gatishmërinë e tij që të shtyjë përpara proceset që kjo çerdhe të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …