Ministri Mustafa siguron mbështetje për fermerët, krahas gjendjes emergjente në vend

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryeshefit dhe inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kanë vizituar fermerin Brahim Delia, në fshatin Komogllavë të Komunës së Ferizajt. Ministri Mustafa është njoftuar nga afër me implementimin e projektit për ndërtimin e stallës për mbarështim të deleve, projekt ky i përkrahur përmes granteve investive të MBPZhR-së. Për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, Ministri ofroi mbështetjen e tij të plotë për të qenë pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve që kjo situatë të menaxhohet sa më mirë dhe të mos ketë ngecje në implementimin e projekteve. Në këtë drejtim, Ministri Mustafa tri ditë më parë, më 16 mars, ka nxjerrë një vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve te vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …