Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë. MPMS përmes një komunikate për media  bën të ditur se ministri Reçica e informoi ambasadorin austriak për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus aftësimin profesional me qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Austria.  Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë. Ambasadori, Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të  bashkëpunimit mes vendeve tona. Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u zotuan për thellimin e mëtejmë  të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …