Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, është takuar sot ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës. Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Ai ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës., bën të ditur komunikata nga Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton KosovaPress.  Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. “Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …