Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Ministri Shala ka theksuar se Komisioni Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, institucional dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme. “Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Shala. Ministri bëri të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mirë për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj se prioritet e kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’ju mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA – si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, theksoi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …