Ministri Shala urdhëresë, ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës. Pas raportimeve të qytetarëve si dhe pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut, që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”,  ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë. Pas vërtetimit të kësaj gjendje, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar nga ata, që të kërkojnë nga operatorët ekonomikë, që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezuluta 1244”, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ministri Shala ka kërkuar edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejohet hyrja në Kosovë e produkteve të cilat përmbajnë etiketa me emërtime të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …