Ministri Tahiri takoi shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj Nataliya Apostolova

Ministri Tahiri takoi shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj Nataliya Apostolova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  u takua me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Nataliya Apostolova. Ai shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.  Zonja Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në këtë proces. Ambasadorja Apostolova uroi Ministrin Tahiri për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …