Grur dhe Miell

Ministria e Ekonomisë, po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithëra dhe miell

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithëra dhe miell. Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre nismë për hapjen e korridoreve të gjelbra duke synuar mundësinë e qarkullimit te lirë të mallrave te domosdoshme. Në takimin e sotëm rajonal përmes një video konference me zyrtarët e Ministrisë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka kumtuar zotimet për krijimin e korridoreve të gjelbra që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave te domosdoshme — duke përfshirë grurin dhe miellin. Ne këtë takim janë diskutuar propozimet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA për të vendosur korridore te gjelbra brenda territorit të Ballkanit Perëndimor (shif korridoret në hartë), MEPTINIS po vijon bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me akterët  përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë. MEPTINIS rikujton se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …