Ministria e Infrastrukturës: Nesër bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim

Ministria e Infrastrukturës: Nesër bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nga Morina në Bajgorë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër pas mesnate nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do t’i ketë gjashtë automjete në shoqërim që do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. Me këtë rast ministria ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata. Përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i Termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë). Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse. Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit të jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …