Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një reagimi zyrtar ka deklaruar se dënon ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në Veri, veprime të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb. Ministria Francës nënvizon se veprimet e tilla të institucioneve të Kosovës rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë”. Parisi zyrtar bën thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes Bruksel-Ohër. Franca u bën thirrje autoriteteve qeveritare të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve. Franca inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të përparojnë në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër’, thuhet mes tjerash në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …