Autoritetet e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë s’ka pranuar që të komentojë pyetjen se cili do të jetë qëndrimi i tyre si mision i NATO-s, nëse institucionet e Kosovës do t’iu kërkojnë që të largohen nga ura mbi Lumin Ibër. Ata thanë prerë Nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen. Në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, autoritetet kanë përsëritur se bazuar në misionin e tyre që buron dhe mbështetet nga Kombet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes dhe gjithashtu kanë thënë se vazhdojnë të kenë prani fikse në Urën e Mitrovicës dhe patrullime të rregullta në zonat afër, tha një zëdhënës i KFOR-it për Radion Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …