Agim Aliu: Ferizaj më i pastër, obligim i gjithsecilit, për shëndetin e të gjithëve

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë thirrje për më shumë kujdes ndaj pastërtisë së qytetit, duke theksuar se një mjedis i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe një garanci për shëndetin e të gjithë qytetarëve.

Përmes një postimi, Aliu ka shprehur mirënjohje për punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët i cilësoi si heronj të përditshëm për përkushtimin e tyre në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.

“Ferizaj më i pastër, obligim i gjithsecilit, për shëndetin e të gjithëve. Falënderim e mirënjohje gjithmonë punonjësve të mirëmbajtjes, heronjve të kujdesit për hapësirat publike dhe shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Aliu.

Ai ka publikuar edhe pamje nga aksioni i pastrimit rrënjësor të shesheve, parqeve, hapësirave publike dhe vendgrumbullimeve të mbeturinave, duke theksuar se angazhimi institucional do të vazhdojë, por se ruajtja e pastërtisë kërkon edhe bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet dëshmori Shefqet Shala nga Kopiliqi i Poshtëm i Skenderajt

Sot, në përvjetorin e rënies heroike, është përkujtuar dëshmori i kombit Shefqet Shala nga Kopiliqi …