Ministria e Jashtme e Greqisë ka thirrur për sqarim ambasadorin e Shqipërisë, Dashnor Dervishi

Ministria e Jashtme e Greqisë ka thirrur për sqarim ambasadorin e Shqipërisë, Dashnor Dervishi

Pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama, se Akropoli u shpëtua prej një shqiptari dhe se kontributi i shqiptarëve për çlirimin e Greqisë ka qenë i jashtëzakonshëm, por edhe përplasjeve me tone të larta mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrur për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi, të cilit Athina zyrtare i  ka  kërkuar shpjegime lidhur me këto deklarata. Burime në Ministrinë e Jashtme  thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive, që nuk i shërben uljes së tensioneve. Ambasadori shqiptar i ka tërhequr vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhyrje flagrante dhe pa takt në çështje të brendshme të Shqipërisë, lidhur me Himarën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …