leoni

Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

Ministria e Jashtme shpërndau raportin e FDH-së të Natasha Kandiqit për krimet e Serbisë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shpërndarë një notë verbale në 130 shtete dhe në organizata ndërkombëtare, si në OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, ku nga Fondi për të Drejtën Humanitare, të cilin e udhëheq Natasha Kandiq,  i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë presionin dhe një vëmendje më të shtuar për mosndëshkimin e Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj civilëve shqiptarë. Raporti i publikuar nga një organizatë e Serbisë tregon për fshehjen e krimeve që ky shtet  ka bërë edhe pas përfundimit të luftës, duke i fshehur dhe duke i varrosur trupat e viktimave në varreza masive në Serbi, thuhet mes tjerash  në notën verbale të Ministrisë e cila është shpërndarë më 31 janar, nëpërmjet ambasadave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …