Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka hapur për herë të parë tunelin e fortifikuar të Porto Palermos, pas një periudhe prej 32 vitesh. Ky hap shënon fillimin e një projekti të gjerë për rijetëzimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së kompleksit në Gjirin e Palermos. Projekti synon të transformojë zonën në një destinacion turistik të lartë, duke ruajtur në të njëjtën kohë integritetin mjedisore dhe sigurinë lundruese. Hapi i ardhshëm do të përfshijë përshtatjen e objekteve jo ushtarake për të krijuar një atraksion turistik të qëndrueshëm. Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes synon të rikthejë në përdorim këto asete të vlefshme të Forcës Detare, duke përdorur tunelin për stërvitje kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërtimi i tunelit nisi në vitin 1969 dhe përfundoi në 1988, dhe gjatë kësaj kohe ai shërbeu si bazë e sigurt për marinën ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …