Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së WEST POINT. Konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024. Mosha për aplikim është 18-22 vjeç. Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net  Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, përkatësie etnike, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …