Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani kundër virusit korona janë vaksinuar mbi 102 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 3 mijë persona kundër Covidit. Sipas kësaj ministrie numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në mbi 102 mijë. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë 205 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës. Deri më sot 11 mijë e 19 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …