Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është takuar gjatë të martës me ambasadorët dhe shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së, me të cilët diskutuan për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, liberalizimin e vizave, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda Evropiane e Reformave. Sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në kuadër të zbatimit të kriterit të dytë, respektivisht rezultatet në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më sot, janë shenjëzuar 34 raste, janë ngrit 26 aktakuza, 4 raste kanë marrë vendime të shkallës së fundit, 2 të shkallës së parë, ndërsa të tjera janë në stade të ndryshme të shqyrtimit gjyqësor. Njëkohësisht, Ahmetaj i njoftoi Ambasadorët për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorët vlerësuan angazhimin e MIE-së për koordinimin e agjendës Evropiane dhe mirëpriten hapat pozitiv të institucioneve në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, Ambasadorët ftuan institucionet që të vazhdojnë me përkushtim reformat në drejtësi.
