Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq. Në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit në kuadër të agjendës evropiane. Ministrja Hoxha potencoi se Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë një model shembull për Kosovën drejt integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. “Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën kroate në zbatimin e MSA-së për të përfituar nga këto përvoja të suksesshme”, tha ministrja e Integrimeve. Ndërsa, u diskutua edhe avancimi rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) pasi që Kroacia ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor tek i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …