Në vazhdën e takimeve me korin diplomatik të akredituar në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj takoi zëvendësambasadorin e Italisë në Kosovë Matteo Corradini. Zëvendësambasadorin i Italisë Corradini e urojë Ministren Reshitaj për detyrën e re njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në avancimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve që lidhen me Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor. Ministrja Reshitaj e informoi zëvendësambasadorin Corradini me prioritetet e saj, si dhe për planin e adresimit të sfidave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e veçanërisht për çështjen e Ujërave, mbeturinave dhe ajrit. “Ndotja e mjedisit, ajri, mbeturinat e ujërat janë probleme dhe sfida globale dhe vendore që kërkojnë bashkëpunim edhe ndërshtetëror, për të pasur jetë të shëndetshme për qytetarët dhe shoqëritë e botës. Në këtë linjë shteti i Kosovës dhe unë si ministre do të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë akterët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar për tejkalimin e krizave e problemeve mjedisore edhe ndërkufitare”, po ashtu znj. Reshitaj e falënderoi zëvendësambasadorin Corradini për kontributin dhe bashkëpunimin e shtetit të Italisë në veçanti për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, realizimin e projekteve që lidhen me mjedisin.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …